Posts

Rami Hadar në prag të rikthimit sensacional në Kosovë

Image
  Siç ka mësuar ekskluzivisht ArenaBasket, Rami Hadar është shumë afër rikthimit në basketbollin kosovar. Burimet tona brenda Golden Eagle Ylli zbulojnë se klubi është në bisedime të vazhdueshme me trajnerin izraelit, Rami Hadar. Hadar së fundmi ishte pjesë e Hapoel Beer Sheva, ku iu bashkua në sezonin 2024/2025, pasi dha dorëheqje nga KB Peja, si dhe nga Përfaqësuesja e Kosovës. Në ndeshjen e tij të fundit me KB Peja, në intervistë për ArtMotion, ai akuzoi referët se “po vijnë me agjendë”. Menjëherë pas largimit nga Kosova, Hadar u rikthye në vendlindjen e tij, Izrael, ku nënshkroi me Hapoel Beer Sheva. Para ardhjes së tij, klubi izraelit e kishte përfunduar sezonin 2023/2024 në vendin e fundit të tabelës, ndërsa edhe sezonin 2024/2025 e kishte nisur me humbje dhe në pozitën e fundit. Pas ardhjes së Hadar, Hapoel Beer Sheva siguroi pjesëmarrjen në “Promotion Playoffs”, ndërsa këtë sezon arriti ta sigurojë direkt “Playoff”-in, megjithatë në fund trajneri izraelit u largua ng...

Jalen Riley do të mbetet te Bashkimi edhe për një sezon tjetër?

Image
  Siç mëson ArenaBasket nga burime brenda klubit, ka bisedime mes Jalen Riley dhe Bashkimit për vazhdimin e kontratës edhe për një sezon tjetër. Riley duket se i është ‘vetëofruar’ klubit dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratën për një sezon tjetër. Megjithatë, klubi ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, por e sheh Riley si një opsion të mundshëm. Jalen Riley iu bashkua Bashkimit në mars, nga elita izraelite, dhe zhvilloi 15 ndeshje (përfshirë playoff-in), ku regjistroi mesatare prej 16.7 pikësh, 2.8 kërcimesh dhe 2.9 asistimesh për ndeshje.

Jacori Payne pritet të mbetet pjesë e Trepçës edhe një sezon.

Image
  Siç mëson ArenaBasket, Jacori Payne me shumë gjasa pritet të mbetet pjesë e Trepçës edhe për një sezon tjetër. Trepça dhe Jacori Payne janë në bisedime të vazhdueshme dhe të dyja palët shprehin interes për vazhdimin e kontratës, duke qenë tashmë në detajet e fundit të marrëveshjes. Jacori Payne është lojtari më i preferuar nga trajneri Adis Beciragić dhe i vetmi i huaj që i mbijetoi largimeve. Të gjithë lojtarët e huaj me të cilët Trepça e nisi sezonin 2025/2026 u larguan, ndërsa Payne mbeti nga fillimi deri në fund, ku ekipi u shpall kampion. Për 27.4 minuta lojë mesatarisht, Payne regjistroi 12.6 pikë, 3 kërcime dhe 4.7 asistime për ndeshje. Me Trepçën, ai fitoi Kupën e Kosovës dhe titullin kampion. Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës, ndërsa faqja jonë do t’ju njoftojë për çdo zhvillim të ri.

Bashkimi zyrtarizon vazhdimin e kontratës me kapitenin Valon Bunjaku dhe Lejson Zeqirin.

Image
Dy forcat kryesore vendore, kapiteni Valon Bunjaku dhe Lejson Zeqiri, do të vazhdojnë të mbeten pjesë e Bashkimit. Klubi ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Valon Bunjakun edhe për një sezon, ndërsa me Lejson Zeqirin për dy sezone të tjera. Valon Bunjaku, për 23 minuta lojë mesatarisht, regjistroi 5.9 pikë, 3.6 kërcime dhe 3.1 asistime për ndeshje. Ky do të jetë sezoni i tretë radhazi i tij me Bashkimin. Lejson Zeqiri, në anën tjetër, për 29.7 minuta lojë mesatarisht, regjistroi 12 pikë, 4.9 kërcime dhe 1.9 asistime për ndeshje. Për Zeqirin, ky do të jetë sezoni i katërt radhazi me Bashkimin.

Adrio Bailey pranë marrëveshjes me Bashkimin për sezonin e ri 2026/2027.

Image
  Adrio Bailey, një nga lojtarët më të mirë të huaj në Superligën e Kosovës gjatë sezonit që lamë pas, është shumë afër marrëveshjes me Bashkimin, siç mëson ekskluzivisht ArenaBasketKS nga burime brenda klubit. Adrio Bailey së fundmi ishte pjesë e Sigal Prishtinës, ku regjistroi mesatare prej 17.4 pikësh, 6.2 kërcimesh dhe 1.5 asistimesh për ndeshje. Nëse arrihet marrëveshja me Bashkimin, Bailey do të jetë një përforcim i rëndësishëm për klubin, pasi pikërisht në këtë pozitë Bashkimi ka pasur probleme gjatë sezoneve të fundit.

Valmir Kakruki pjesë e Bashkimit në sezonin e ri 2026/2027.

Image
Siç mëson ArenaBasketKS, Valmir Kakruki do të rikthehet te Bashkimi për sezonin e ri 2026/2027, pas dy sezoneve të kaluara në elitën e basketbollit të Maqedonisë dhe së fundmi si pjesë e Sigal Prishtinës. Burimet tona brenda klubit konfirmojnë se Valmir Kakruki dhe Bashkimi kanë arritur marrëveshje për sezonin e ri.Me Sigal Prishtinën, Kakruki regjistroi mesatare prej 6.8 pikësh, 3.2 kërcimesh dhe 1 asistimi për ndeshje.

Goditje e madhe: Divine Myles pjesë e Bashkimit për sezonin 2026/2027!

Image
  Siç mëson ekskluzivisht ArenaBasketKS, Divine Myles pritet të jetë pjesë e Bashkimit për sezonin e ri 2026/2027. Myles është përmendur shpesh dhe ka qenë disa herë pranë marrëveshjes me klube të ndryshme në Kosovë, por në fund marrëveshjet kanë dështuar. Megjithatë, Bashkimi duket se është shumë afër finalizimit të kontratës me Myles për sezonin e ri 2026/2027. Së fundmi, Myles ishte pjesë e Alliance Sport Alsace në ligën e dytë të Francës, ku regjistroi mesatare prej 14.4 pikësh, 2.8 kërcimesh dhe 6.4 asistimesh. Ai ka pasaportë të Kosovës dhe përfaqëson Kosovën, prandaj do të konsiderohet lojtar vendor te Bashkimi nëse marrëveshja finalizohet.