Rami Hadar në prag të rikthimit sensacional në Kosovë

 


Siç ka mësuar ekskluzivisht ArenaBasket, Rami Hadar është shumë afër rikthimit në basketbollin kosovar. Burimet tona brenda Golden Eagle Ylli zbulojnë se klubi është në bisedime të vazhdueshme me trajnerin izraelit, Rami Hadar.

Hadar së fundmi ishte pjesë e Hapoel Beer Sheva, ku iu bashkua në sezonin 2024/2025, pasi dha dorëheqje nga KB Peja, si dhe nga Përfaqësuesja e Kosovës. Në ndeshjen e tij të fundit me KB Peja, në intervistë për ArtMotion, ai akuzoi referët se “po vijnë me agjendë”.
Menjëherë pas largimit nga Kosova, Hadar u rikthye në vendlindjen e tij, Izrael, ku nënshkroi me Hapoel Beer Sheva. Para ardhjes së tij, klubi izraelit e kishte përfunduar sezonin 2023/2024 në vendin e fundit të tabelës, ndërsa edhe sezonin 2024/2025 e kishte nisur me humbje dhe në pozitën e fundit. Pas ardhjes së Hadar, Hapoel Beer Sheva siguroi pjesëmarrjen në “Promotion Playoffs”, ndërsa këtë sezon arriti ta sigurojë direkt “Playoff”-in, megjithatë në fund trajneri izraelit u largua nga klubi.
Kujtojmë se Hadar fitoi titullin historik me KB Peja në sezonin 2022/2023, në 30-vjetorin e themelimit të klubit, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 3-2 në serinë finale.

Në anën tjetër, Golden Eagle Ylli, që nga sezoni 2022/2023 kur u eliminua në gjysmëfinale të “Playoff”-it pikërisht nga Rami Hadar me KB Peja — eliminim që rezultoi edhe në largimin e Adis Bećiragić — nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe vendor. Kujtojmë se Bećiragić kishte fituar dy tituj kampioni radhazi me Golden Eagle Yllin në sezonet 2020/2021 dhe 2021/2022.
Klubi nga Theranda vazhdon të ketë probleme në pozitën e trajnerit, pasi ende nuk ka arritur ta gjejë profilin e duhur që do t’i rikthente sukseset dhe trofetë. Tashmë, një nga opsionet kryesore është pikërisht Rami Hadar, për të cilin drejtuesit e klubit besojnë se mund ta rikthejë Golden Eagle Yllin në majën e basketbollit kosovar.
anën tjetër, Adis Bećiragić, pas largimit nga Golden Eagle Ylli dhe kalimit te Trepça, ka fituar çdo trofe të mundshëm në basketbollin kosovar nga viti 2023 e deri më tani. Strategu boshnjak ka fituar tre herë radhazi Kupën e Kosovës, tre tituj kampioni, si dhe dy Superkupa të Kosovës, ndërsa gjithashtu triumfoi edhe në Ligën Unike në sezonin 2023/2024. Bećiragić së fundmi ka vazhduar kontratën me KB Trepça edhe për sezonin 2026/2027.
Rikthimi i Rami Hadar në Kosovë padyshim se do të bënte bujë të madhe, ndërsa mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse klubi nga Theranda do të arrijë marrëveshje me strategun izraelit.

Golden Eagle Ylli synon ta mbyllë marrëveshjen me Rami Hadar në ditët në vijim, ndërsa ArenaBasket do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

🌍 Translate

Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff