Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip
TJ Bickerstaff është lojtari më i ri i Hapoel Beer Sheva. Hapoel Beer Sheva që është në formë fantastike në krye me Rami Hadar, vendos të nënshkruajë me ish-qendrën e Bashkimit TJ Bickerstaff i cili luajti me Bashkimin për pjesën pranverore e gjithashtu luajti edhe në FIBA Europe Cup me Bashkimin, ku në përballje me Dijon në Prizren bëri double-double: 18 pikë, 11 kërcime e 3 asistime. Përveç kundër Dijon, ai edhe kundër Reggiana pati double-double: 18 pikë e 13 kërcime. TJ Bickerstaff ishte një nga shtyllat kryesore të Bashkimit në pjesën e parë të sezonit, megjithatë Bashkimi vendosi të ndajë rrugët me të, e nënshkroi me Josh Nzeakor, mirëpo as Nzeakor nuk i zgjati shumë, pasi që Bashkimi brenda vetëm 10 ditë pas nënshkrimit vendosi ta ndërpresë menjëherë kontratën me të. Bickerstaff me Bashkimin për 19.1 minuta për ndeshje pati mesatare prej: 9.2 pikë, 6.6 kërcime e 1.1 asistime në Superligë, e në FIBA Europe Cup për 19 minuta për ndeshje pati mesatare prej: 9 pikë, 6.3 kërcime e 1.4 asistime. Rami Hadar, legjenda e klubit kosovar Peja, vendosi ta marrë Bickerstaff në sezonin e tij historik me Hapoel Beer Sheva ku po shkëlqen në elitën e basketbollit izraelit, dhe është vetëm një fitore larg për të siguruar çerekfinalen në playoff. © ArenaBasketKS
