Jacori Payne pritet të mbetet pjesë e Trepçës edhe një sezon.


 

Siç mëson ArenaBasket, Jacori Payne me shumë gjasa pritet të mbetet pjesë e Trepçës edhe për një sezon tjetër. Trepça dhe Jacori Payne janë në bisedime të vazhdueshme dhe të dyja palët shprehin interes për vazhdimin e kontratës, duke qenë tashmë në detajet e fundit të marrëveshjes.
Jacori Payne është lojtari më i preferuar nga trajneri Adis Beciragić dhe i vetmi i huaj që i mbijetoi largimeve. Të gjithë lojtarët e huaj me të cilët Trepça e nisi sezonin 2025/2026 u larguan, ndërsa Payne mbeti nga fillimi deri në fund, ku ekipi u shpall kampion.
Për 27.4 minuta lojë mesatarisht, Payne regjistroi 12.6 pikë, 3 kërcime dhe 4.7 asistime për ndeshje. Me Trepçën, ai fitoi Kupën e Kosovës dhe titullin kampion.
Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës, ndërsa faqja jonë do t’ju njoftojë për çdo zhvillim të ri.

Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff