Jalen Riley do të mbetet te Bashkimi edhe për një sezon tjetër?


 

Siç mëson ArenaBasket nga burime brenda klubit, ka bisedime mes Jalen Riley dhe Bashkimit për vazhdimin e kontratës edhe për një sezon tjetër. Riley duket se i është ‘vetëofruar’ klubit dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratën për një sezon tjetër.
Megjithatë, klubi ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, por e sheh Riley si një opsion të mundshëm.
Jalen Riley iu bashkua Bashkimit në mars, nga elita izraelite, dhe zhvilloi 15 ndeshje (përfshirë playoff-in), ku regjistroi mesatare prej 16.7 pikësh, 2.8 kërcimesh dhe 2.9 asistimesh për ndeshje.

Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff