Bashkimi zyrtarizon vazhdimin e kontratës me kapitenin Valon Bunjaku dhe Lejson Zeqirin.

Dy forcat kryesore vendore, kapiteni Valon Bunjaku dhe Lejson Zeqiri, do të vazhdojnë të mbeten pjesë e Bashkimit. Klubi ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Valon Bunjakun edhe për një sezon, ndërsa me Lejson Zeqirin për dy sezone të tjera.
Valon Bunjaku, për 23 minuta lojë mesatarisht, regjistroi 5.9 pikë, 3.6 kërcime dhe 3.1 asistime për ndeshje. Ky do të jetë sezoni i tretë radhazi i tij me Bashkimin.
Lejson Zeqiri, në anën tjetër, për 29.7 minuta lojë mesatarisht, regjistroi 12 pikë, 4.9 kërcime dhe 1.9 asistime për ndeshje. Për Zeqirin, ky do të jetë sezoni i katërt radhazi me Bashkimin.

Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff