Goditje e madhe: Divine Myles pjesë e Bashkimit për sezonin 2026/2027!


 

Siç mëson ekskluzivisht ArenaBasketKS, Divine Myles pritet të jetë pjesë e Bashkimit për sezonin e ri 2026/2027.
Myles është përmendur shpesh dhe ka qenë disa herë pranë marrëveshjes me klube të ndryshme në Kosovë, por në fund marrëveshjet kanë dështuar. Megjithatë, Bashkimi duket se është shumë afër finalizimit të kontratës me Myles për sezonin e ri 2026/2027.
Së fundmi, Myles ishte pjesë e Alliance Sport Alsace në ligën e dytë të Francës, ku regjistroi mesatare prej 14.4 pikësh, 2.8 kërcimesh dhe 6.4 asistimesh. Ai ka pasaportë të Kosovës dhe përfaqëson Kosovën, prandaj do të konsiderohet lojtar vendor te Bashkimi nëse marrëveshja finalizohet.

Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff