Trepça shpallet kampione e Kosovës në edicionin 2025/2026, duke e fituar titullin për herë të tretë radhazi

Trepça ka arritur të triumfojë edhe në finalen e katërt ndaj Bashkimit, duke e mposhtur me rezultatin 78–98, me dominim nga fillimi deri në fund. Q1: 22–30, Q2: 18–22, Q3: 23–25, Q4: 15–21. Më të mirët te Trepça sonte ishin: A. Vining me 13 pikë, 1 kërcim dhe 6 asistime, si dhe D. Hajrizi me 14 pikë dhe 4 kërcime. Te Bashkimi u dalluan: I. Nwamu me 18 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime, si dhe J. Riley me 16 pikë, 2 kërcime dhe 2 asistime.
Trepça shpallet kampione e Kosovës për herë të tretë rresht – threepeat – duke fituar titullin e shtatë në historinë e klubit dhe duke kaluar Pejën me numër titujsh. Me këtë triumf, Trepça ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Champions League.

Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff