Pas ndeshjes Trepça–Peja, Bećiragić shpërthen ndaj Vining: “Respekto shokët e skuadrës”
Get link
Facebook
X
Pinterest
Email
Other Apps
-
Pas ndeshjes Trepça–Peja, në intervistë për ArtMotion, trajneri Adis Bećiragić u pyet nga gazetarja Ulpiana Emra rreth konfliktit verbal me lojtarin Akili Vining, të cilin e përzuri nga ndeshja duke e detyruar të largohej drejt zhveshtores. Bećiragić reagoi ashpër, pa u tërhequr aspak nga veprimet e tij, madje duke ia bërë të qartë Vining-ut edhe përmes intervistës se nuk ka vend në mesin e ekipit nëse vazhdon me këtë mentalitet.
Përgjigja e tij e plotë rreth situatës me Vining:
“Nuk mund të mos e respektosh një ndeshje dhe skuadrën tënde. Duhet të vazhdosh të luash, pavarësisht se sa është diferenca e pikëve. Në tre sulme radhazi të mos luash mbrojtje – këtë unë nuk e pranoj. Nëse dëshiron të kesh një mentalitet të tillë, nuk ke vend në mesin tonë. Kështu duhet të funksionojnë gjërat, kështu funksionojmë ne, sepse nëse luan në këtë mënyrë, skuadra tjetër mund ta marrë avantazhin në çdo moment, pavarësisht epërsisë së thellë. Ky është mentaliteti i skuadrës sonë, dhe kjo duhet të respektohet. Çfarë bën ekipi dhe lojtarët e tjerë të ekipit, duhet ta bësh edhe ti.
Siç mëson ArenaBasket, Akili Vining është një nga lojtarët më problematikë, ose ndryshe thënë më i padisiplinuari i skuadrës mitrovicase. Shpeshherë ai është krejtësisht i pavëmendshëm ndaj basketbollit, veçanërisht në stërvitje, ndërsa fokusi i tij kryesor shkon drejt rrjeteve sociale. Kjo sjellje nuk i ka pëlqyer aspak “Maestros” Adis Bećiragić, pasi në këtë mënyrë Vining po i bën të pavëmendshëm dhe të hutuar edhe shokët e skuadrës. Përkundër statistikave të tij, Bećiragić duket se është “pishman” për transferimin e Vining, sepse për të primare mbeten disiplinë dhe respekt – dy gjëra që Vining duket se i mungojnë.
Përkundër qëndrimit të prerë të Bećiragić, Vining nuk e pranon këtë realitet. Ai është munduar ta mbulojë situatën sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke deklaruar për një faqe pranë klubit mitrovicas: “Nuk e di për çfarë konflikti verbal e keni fjalën. E tëra çfarë pashë ishin dy vëllezër që i tregonin dashuri njëri-tjetrit.” Por kjo rezulton të jetë një gënjeshtër, pasi marrëdhëniet mes tij dhe Bećiragić, siç mëson ArenaBasket, janë tejet të ftohta kohët e fundit – diçka që lojtari po mundohet ta fshehë. Kjo u pa qartë në ndeshjen e mbrëmshme, ku trajneri jo vetëm e largoi nga loja, por i kërkoi edhe të shkonte drejt zhveshtores.
Kur flasim për disiplinën dhe mungesën e fokusit të Vining në basketboll, por jo në rrjetet sociale, kjo sjellje vazhdon pavarësisht situatës. Pas ndeshjes kundër Pejës në “Karagaç”, vetëm disa minuta pas humbjes, Vining postoi një video duke kërcyer me disa vajza – gjë të cilen ArenaBasket e raportoi, e më pas lojtari e fshiu menjëherë nga rrjetet e tij sociale, madje kërkoi edhe nga ArenaBasket ta hiqte. Edhe mbrëmë, vetëm pak minuta pas ndeshjes, duke harruar konfliktin verbal me Bećiragić, ai postoi një video duke promovuar këngën e tij, në vend se të reflektonte dhe të merrte parasysh fjalët e trajnerit. Kjo sjellje vetëm sa e përkeqëson marrëdhënien mes tij dhe “Maestros” Bećiragić, i cili shpreson në reflektimin e Vining, përndryshe mund të detyrohet ta largojë krejtësisht nga klubi – një gjë që e ka bërë edhe më parë me lojtarët e tjerë të padisiplinuar si Vining, por jo në fazën e playoff-it.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë nga tani. Për Akili Vining, çështja kryesore është nëse do të jetë pjesë e 12-shes së Bećiragić për ndeshjen e katërt gjysmëfinale ndaj Pejës, apo do të mbetet i ndëshkuar nga trajneri – diçka që Bećiragić e ka bërë shpeshherë në situata të ngjashme.
TJ Bickerstaff është lojtari më i ri i Hapoel Beer Sheva. Hapoel Beer Sheva që është në formë fantastike në krye me Rami Hadar, vendos të nënshkruajë me ish-qendrën e Bashkimit TJ Bickerstaff i cili luajti me Bashkimin për pjesën pranverore e gjithashtu luajti edhe në FIBA Europe Cup me Bashkimin, ku në përballje me Dijon në Prizren bëri double-double: 18 pikë, 11 kërcime e 3 asistime. Përveç kundër Dijon, ai edhe kundër Reggiana pati double-double: 18 pikë e 13 kërcime. TJ Bickerstaff ishte një nga shtyllat kryesore të Bashkimit në pjesën e parë të sezonit, megjithatë Bashkimi vendosi të ndajë rrugët me të, e nënshkroi me Josh Nzeakor, mirëpo as Nzeakor nuk i zgjati shumë, pasi që Bashkimi brenda vetëm 10 ditë pas nënshkrimit vendosi ta ndërpresë menjëherë kontratën me të. Bickerstaff me Bashkimin për 19.1 minuta për ndeshje pati mesatare prej: 9.2 pikë, 6.6 kërcime e 1.1 asistime në Superligë, e në FIBA Europe Cup për 19 minuta për ndeshje pati mesatare prej: 9 pikë, 6.3 ...
Linku 1: https://www.freeshot.live/live-tv/art-sport-2-xk/635 Linku 2: https://oha.to/ ArenaBasketKS Disclaimer ArenaBasketKS vetëm po shpërndan këto linke të ndeshjes Peja–Trepça (gjysmëfinalja e katërt). Ne nuk jemi autorë të transmetimit dhe nuk marrim asnjë përgjegjësi për cilësinë e stream‑it. Nëse ka ndërprerje, vonesa apo probleme teknike, nuk mund t’ju ndihmojmë. Gjithashtu, reklamat që shfaqen në ato faqe nuk janë të vendosura nga ne.
Siç ka mësuar ekskluzivisht ArenaBasket, Rami Hadar është shumë afër rikthimit në basketbollin kosovar. Burimet tona brenda Golden Eagle Ylli zbulojnë se klubi është në bisedime të vazhdueshme me trajnerin izraelit, Rami Hadar. Hadar së fundmi ishte pjesë e Hapoel Beer Sheva, ku iu bashkua në sezonin 2024/2025, pasi dha dorëheqje nga KB Peja, si dhe nga Përfaqësuesja e Kosovës. Në ndeshjen e tij të fundit me KB Peja, në intervistë për ArtMotion, ai akuzoi referët se “po vijnë me agjendë”. Menjëherë pas largimit nga Kosova, Hadar u rikthye në vendlindjen e tij, Izrael, ku nënshkroi me Hapoel Beer Sheva. Para ardhjes së tij, klubi izraelit e kishte përfunduar sezonin 2023/2024 në vendin e fundit të tabelës, ndërsa edhe sezonin 2024/2025 e kishte nisur me humbje dhe në pozitën e fundit. Pas ardhjes së Hadar, Hapoel Beer Sheva siguroi pjesëmarrjen në “Promotion Playoffs”, ndërsa këtë sezon arriti ta sigurojë direkt “Playoff”-in, megjithatë në fund trajneri izraelit u largua ng...