Igor Jovović dhe Shannon Shorter pjesë e Bashkimit edhe për një sezon (2026/2027).


 Bashkimi ka arritur marrëveshje me Igor Jovović, i cili tashmë është zyrtarizuar: ai do të jetë pjesë e klubit edhe për një sezon, pas suksesit të arritur ku ekipi shkoi deri në finalen e Kupës së Kosovës dhe gjithashtu në finalen e playoff-it për titullin e Superligës. Bashkimi me Jovović arriti gjithashtu të mposhtë gjigantë të basketbollit evropian në FIBA Europe Cup: Cibona, Reggiana dhe Dijon.

Siç mëson ArenaBasket, Bashkimi ka vazhduar kontratën edhe me Shannon Shorter, i cili ishte fantastik. Në Superligë, gjatë sezonit të rregullt ai regjistroi mesatare prej 16.5 pikësh, 4.8 kërcimesh dhe 2.5 asistimesh, ndërsa në playoff arriti 23.1 pikë, 4.8 kërcime dhe 2.3 asistime.
Bashkimi shumë shpejt do të zyrtarizojë Shannon Shorter dhe disa përforcime të tjera, ndërsa ArenaBasketKS do t’ju njoftojë së shpejti edhe me ekskluzivitete të reja.

Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff