Çerekfinalja e parë Ylli–Peja: Sa bileta janë shitur deri më tani?
Kan mbetur edhe rreth një orë deri në fillimin e çerekfinales së parë Ylli–Peja. Deri në orën 18:30, sipas Kick Tick, janë shitur 53 bileta, ndërsa 140 janë të ndara për tifogrupin “Xhebrailat”. Në total, kjo i bie 193 ulëse të zëna në palestrën “13 Qershori” në Therandë. Megjithatë, blerja e biletave po vazhdon pandërprerë.
Ylli gjatë sezonit ka arritur ta mposhtë Pejën dy herë, ndërsa edhe Peja e ka mposhtur Yllin po dy herë. Gjithashtu, Ylli e mposhti Pejën në finalen e Ligës Unike javë më parë, ku u shpall kampion për herë të dytë në histori të ligës.
Ndeshja e sontme fillon në orën 19:30 dhe transmetohet në Art Sport 2.
