Ylli triumfon në çerekfinalen e parë ndaj Pejës – një hap larg gjysmëfinales
Ylli ka arritur të mposhtë Pejën në çerekfinalen e parë me rezultat 93–82 falë lojës fantastike të T. Smith dhe tani është vetëm një hap larg gjysmëfinales. Rezultatet e çerekëve: Q1 21–18, Q2 18–20, Q3 28–24, Q4 26–20. Më të mirët te Ylli ishin T. Smith me 22 pikë, 5 kërcime e 2 asistime dhe Scott Bamforth me 21 pikë, 1 kërcim e 3 asistime, si dhe 5 treshe të shënuara – 4 prej tyre në çerekun e parë dhe një në momentet vendimtare në fund të ndeshjes. Te Peja u dalluan D. Bracey me 22 pikë, 2 kërcime e 5 asistime dhe L. Routt me 12 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.
Ylli, nëse arrin të triumfojë të mërkurën në Pejë, kualifikohet në gjysmëfinale ku e pret Trepça. Ndërsa, nëse Peja fiton në shtëpi, seria barazohet dhe ndeshja vendimtare zhvillohet në Therandë më 18 prill (e enjte).
