Portlandi rikthehet në playoff falë Deni Avdijës – 41 pikë dhe një shënim vendimtar në sekondat e fundit

🌍 Translate


 Deni Avdija është shqiptari i parë që arrin në playoff të NBA. Me një performancë të jashtëzakonshme duke shënuar 41 pikë, 7 kërcime dhe 12 asistime, si dhe me një shënim vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes, Avdija e dërgoi Portlandin në playoff të NBA për herë të parë pas shumë vitesh. Avdija është një nga lojtarët më të mirë në NBA, ai shpeshherë përballet, mposht dhe madje “poshtëron” disa nga legjendat e NBA si LeBron James, Kevin Durant, Stephen Curry, Luka Dončić që gjithashtu ka prejardhje nga Kosova, e shumë lojtarë të tjerë.
Por një battle 1v1 që gjithmonë tërheq vëmendje është ai mes tij dhe LeBron James, ose ndryshe në NBA i njohur me nofkën “King”, është duel i zjarrtë dhe një nga momentet më ikonike është kur Avdija me një “pump fake” e dërgon jashtë palestre LeBron James dhe Finney-Smith.


 Avdija është në sezonin e tij më të mirë në karrierë ku këtë sezon ka një mesatare prej 24.5 pikësh, 6.7 kërcimesh e 6.8 asistimesh për ndeshje.  



LeBron James ka lavdëruar Deni Avdijën duke thënë se ai është një lojtar i denjë për All-Star dhe se po luan basketboll të jashtëzakonshëm.  




Por kush është Avdija: Deni Avdija është basketbollist profesionist i cili përfaqëson kombëtaren e Izraelit. Datëlindja: 3 janar 2001, Beit Zera, Izrael. Pozita: small forward. Karrierën e filloi te gjigandi izraelit Maccabi Tel Aviv dhe u draftua nga Washington Wizards në vitin 2020, dhe aktualisht luan për Portland Trail Blazers ku edhe arriti playoff-in e NBA për herë të parë në karrierën e tij. Arritje: u bë lojtari i parë kosovar/izraelit në historinë e NBA që merr pjesë në All-Star Game (2026).




Babai i tij, Zufer Avdija, është lindur më 1 tetor 1959 në Prishtinë. Zufer ishte basketbollist profesionist, luajti për Elektrokosovo dhe më pas për Crvena Zvezda në Beograd. Pas karrierës në Jugosllavi, Zufer emigroi në Izrael, ku vazhdoi të luante për ekipe si Hapoel Tel Aviv dhe më vonë u bë drejtor sportiv. Nëna e Deni Avdijës është izraelite dhe pikërisht kjo lidhje bëri që Deni të lindë dhe të rritet në Izrael dhe sot të përfaqësojë kombëtaren e Izraelit, edhe pse në fakt Deni sot do të mund të ishte duke përfaqësuar Kosovën po të kishim një federatë më të mirë e më punëtore.


Sot, Avdija është yll i Portland Trail Blazers dhe lojtari i parë kosovar/izraelit që ka marrë pjesë në NBA All-Star Game dhe tashmë në playoff. Historia e tij është një urë mes Prishtinës dhe Tel Avivit, mes trashëgimisë së babait dhe rrugëtimit të tij personal. Portland Trail Blazers dhe Deni Avdija në playoff do të përballen në 1/8 e finales me San Antonio Spurs, ku do të jetë një duel shumë, shumë interesant mes gjigandit Wembanyama dhe Avdijës. Ne i urojmë shumë suksese Avdijës dhe shpresojmë që të arrijë sa më shumë sukses në playoff.


Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff