Peja triumfon dhe shkon në gjysmëfinale - përballje e zjarrtë me Trepçën




 Peja ka arritur të mposhtë Yllin me rezultat 70-82 në çerekfinalen e tretë të zhvilluar në “13 Qershori”, duke përmbysur serinë çerekfinale dhe duke kaluar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Trepçën. Rezultatet e çerekëve: Ç1 18-27, Ç2 16-28, Ç3 18-14, Ç4 18-13. Më të mirët te Peja ishin D. Bracey, thjesht i jashtëzakonshëm, duke shënuar 23 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime, si dhe C. Williams me 20 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime. Ndërsa te Ylli u dallua S. Bamforth, fantastik me 29 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime, si dhe E. Kastrati me 11 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime. Peja përballet me Trepçën në gjysmëfinale të enjten mbrëma në “Minatorin” e zjarrtë. 

Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff