Jo në “Karagaçin” e zhurshëm – Peja triumfon ndaj Trepçës dhe barazon serinë (1-1)

 


Peja ka arritur të triumfojë ndaj Trepçës në “Karagaç” me rezultat 95-93, duke barazuar serinë gjysmëfinale (1-1) dhe duke ia shkaktuar Trepçës humbjen e parë pas plot 22 ndeshjeve. Më të mirët te Peja ishin pa dyshim i jashtëzakonshmi Dequan Bracey me double-double – 26 pikë, 4 kërcime dhe 10 asistime, si dhe legjenda e basketbollit kosovar Dardan Berisha me 14 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Cesare Edwards shënoi pikët vendimtare për ta fituar ndeshjen. Te Trepça u dalluan Mustapha Amzil me 17 pikë, 1 kërcim dhe 3 asistime, si dhe Mikaile Tmusic me 16 pikë, 1 kërcim dhe 1 asistim. 


Me këtë fitore të Pejës, seria gjysmëfinale barazohet (1-1) dhe ndeshja e tretë gjysmëfinale zhvillohet të enjten në “Minatori” me fillim nga ora 19:30.

Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff