Peja e “shkatërron” Yllin në çerekfinalen e dytë – shkëlqen Bracey - barazohet seria 1-1

🌍 Translate


Peja ka arritur të mposhtë Yllin në çerekfinalen e dytë të zhvilluar në “Karagaç”, me rezultat 99-81. Rezultatet e çerekëve: Q1 19–15, Q2 27–28, Q3 30–17, Q4 23–21. Më të mirët te Peja ishin D. Bracey me super paraqitje: 17 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime, si dhe D. Davis me 16 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim. Te Ylli u dalluan T. Smith me 18 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim, si dhe S. Bamforth me 14 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime. Të shtunën, në “13 Qershori”, zhvillohet çerekfinalja e tretë dhe vendimtare me fillim nga ora 19:30. Fituesi përballet me Trepçën në gjysmëfinale, ku gjysmëfinalja e parë zhvillohet në Mitrovicë – Minatori. Ylli sonte kishte mungesë të madhe: Lis Shoshi, i cili do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës.

Popular posts from this blog

Ishte pjesë e Bashkimit për pjesën pranverore – Rami Hadar e merr në ekip

Peja-Trepça - LIVE

Tifozët shpërthejnë: dështimi i sistemit të biletave dhe ndryshimet e papritura krijojnë krizë në playoff