Pas disfatës në Therandë, Peja kërkon barazimin ndaj Yllit sonte në Karagaç

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale mes Pejës dhe Yllit. Peja pret Yllin në “Karagaç” pas disfatës në çerekfinalen e parë në “13 Qershori” me rezultat 93–82. Te Peja më të mirët ishin D. Bracey me 22 pikë, 2 kërcime e 5 asistime dhe L. Routt me 12 pikë, 6 kërcime e 2 asistime. Ndërsa te Ylli u dalluan T. Smith me 22 pikë, 5 kërcime e 2 asistime dhe S. Bamforth me 21 pikë, 1 kërcim e 3 asistime. Te Ylli sonte mungon Lis Shoshi, pasi është dënuar me 1 ndeshje mos-lojë dhe 300 € për shtyrjen fizike ndaj L. Routt. Ndeshja fillon në orën 20:30 dhe transmetohet në Art Sport 2.