Drita triumfon në Prizren në finalen e parë kundër P.C. Prizreni – seria 1-0
Drita ka arritur të mposhtë Proton Cable Prizrenin në finalen e parë të zhvilluar në Prizren, me rezultat 71-85. Rezultatet e çerekëve: Ç1 20-18, Ç2 22-22, Ç3 9-18, Ç4 20-27. Në pjesën e parë Proton Cable Prizreni ishte më i mirë, megjithatë në pjesën e dytë, në çerekun e tretë, Drita me mbrojtje të fortë duke lejuar vetëm 9 pikë që Proton Cable Prizreni të shënojë dhe me sulm dominues duke realizuar 18 pikë, arriti ta përmbysë rezultatin. Më të mirët te Drita ishin Jay Walker me 24 pikë e 3 kërcime dhe Donat Rexhepi me 21 pikë, 8 kërcime e 1 asistim. Te Proton Cable Prizreni u dalluan Rron Dahsyla me paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar 28 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Hajriz Hajzeri me 11 pikë, 4 kërcime e 2 asistime. Ndeshja e radhës zhvillohet në Gjilan, ku pritet përkrahje masive nga gjilanasit. Seria tani është 1-0 dhe skuadra e parë që arrin 3 fitore shpallet kampion i Ligës së Parë dhe do të inkuadrohet në Superligë për edicionin e ardhshëm (2026/2027).
